AnsibleHealth respekton ligjet federale në fuqi për të drejtat civile dhe nuk diskriminon në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës kombëtare (përfshirë njohuritë e kufizuara të gjuhës angleze dhe gjuhën kryesore), gjinisë (në përputhje me fushën e diskriminimit për shkak të gjinisë të përshkruar në 45 CFR 92.101(a)(2)), moshës ose aftësisë së kufizuar. AnsibleHealth nuk i përjashton njerëzit dhe nuk i trajton ata në mënyrë më pak të favorshme për shkak të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës kombëtare, gjinisë, moshës ose aftësisë së kufizuar.
AnsibleHealth ofron falas:
Nëse keni nevojë për këto shërbime, kontaktoni Koordinatorin tonë për Seksionin 1557 në clinical@ansiblehealth.com ose në 1-877-267-4253 (TTY: 711).
Nëse besoni se AnsibleHealth nuk i ka ofruar këto shërbime ose ka diskriminuar në një mënyrë tjetër në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës kombëtare, gjinisë, moshës ose aftësisë së kufizuar, mund të paraqisni një ankesë pranë: Section 1557 Coordinator, AnsibleHealth, 1032 E Brandon Blvd #4253, Brandon, FL 33511; clinical@ansiblehealth.com; 1-877-267-4253. Mund ta paraqisni ankesën me email në clinical@ansiblehealth.com. Nëse nuk mund të përdorni email, mund ta paraqisni me postë ose me telefon. Ju lutemi, na tregoni emrin dhe të dhënat tuaja të kontaktit, çfarë ndodhi, kur ndodhi dhe kush ishte i përfshirë, gjuhën që preferoni, çdo ndihmë që ju nevojitet për të marrë pjesë, si dhe çfarë dëshironi që të bëjmë ne. Nëse keni nevojë për ndihmë për të paraqitur ankesën, Koordinatori për Seksionin 1557 është në dispozicion për t'ju ndihmuar.
Gjithashtu, mund të paraqisni një ankesë për shkelje të të drejtave civile në Zyrën për të Drejtat Civile të Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së, në mënyrë elektronike përmes Portalit të Ankesave të Zyrës për të Drejtat Civile në https://ocrportal.hhs.gov/ocr/portal/lobby.jsf, ose me postë apo me telefon në: U.S. Department of Health and Human Services, 200 Independence Avenue SW, Room 509F, HHH Building, Washington, DC 20201, 1-800-368-1019, 1-800-537-7697 (TDD). Formularët e ankesave gjenden në https://www.hhs.gov/ocr/complaints.
Ky njoftim gjendet gjithashtu në faqen tonë të internetit: https://www.ansiblehealth.com/nondiscrimination/.
VINI RE: Nëse flisni shqip, keni në dispozicion falas shërbime të ndihmës gjuhësore. Mjete dhe shërbime ndihmëse të përshtatshme për të ofruar informacion në formate të aksesueshme janë gjithashtu në dispozicion falas. Telefononi 1-877-267-4253 (TTY: 711) ose flisni me ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor.